Sport

Liverpool nuk është më i pamposhtur, Watford turpëron “Të kuqtë”

29 Shkurt 2020, 19:36 Nga DOSJA
Liverpool nuk është më i pamposhtur, Watford turpëron

Pas 28 ndeshjesh, Liverpool më në fund pëson një humbje në Premier League. Watford sot mposhti skuadrën e drejtuar nga Klopp me rezultatin 3-0 në një ndeshje që askush nuk e parashikonte.

Liverpool, në fakt, e interpretoi mirë pjesën e parë. Dëmtimi i yllit Deuolofeu në radhët e Evertonit u duk se do të shtonte shanset e fitores për “Të kuqtë”, por ndodhi krejt e kundërta.

Sarr shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë dhe shokoi kryesuesit absolutë të kampionatit anglez. Djemtë e Klopp-it nuk arritën të reagonin dhe kapiteni Deeney vendosi qershinë mbi tortë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Arsenali vijon të jetë skuadra e vetme në historinë e Premier League pa asnjë humbje gjatë gjithë sezonit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool premier league watford liverpool premier league watford

Sondazh

Poll