Politike

Rama premtim epik në Poliçan: 24 orë ujë këtë vit. E moshuara: Rrofsh 2 mijë vjet (Video)

17 Mars 2019, 12:42 Nga DOSJA
Rama premtim epik në Poliçan: 24 orë ujë këtë

POLIÇANKryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Poliçanit. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj, Rama përshëndeti banorët që e pritën me duartrokitje në qytet.

Zotkaj dëgjohet teksa flet për projektin që ka zgjIdhur përfudnimisht problemin me ujin në këtë qytet. “Është zgjidhur përfundimisht ngërçi. Që në vitin 1966 kur është ndërtuar qyteti s’ka pasur asnjë lloj investimi në ujësjellës. Tashmë gjithçka është ndryshe me investimin prej 80 milionë lekësh. Është mbyllur njëherë e përgjithmonë ngërçi për qytetarët dhe banorët e të gjithë fshatrave përreth,”– shprehet Zotkaj.

Mirëpo teksa po u jepte dorën disa të moshuarve, kryeministri Rama theksoi premtimin e tij epik.

Ju thashë që do t’ju sillja ujë 24 orë?”– dëgjohet teksa thotë kryeministri kurse e moshuara aty pranë i jep urata.

Rrofsh 1 mijë vjet, jo 2 mijë vjet rrofsh, të rrosh sa të duash se na nderove bashkë me djalin tonë,”- shprehet ajo duke u kthyer nga kryebashkiaku Zotkaj. Rama shihet që i vë dorën mbi flokë të moshuarës dhe më pas sërish i shoqëruar nga zoti Zotkaj drejtohet për tek një shkollë e cila është rindërtuar krejtësisht por që ende nuk ka mbaruar.

“Nuk ka mbaruar ende investimi, do bëjmë dhe një kënd lojërash pë fëmijësh, ka sistem ngrohje me kaldaje. Ka kushte shumë të mira për fëmijët, kushte europiane dhe komode. Është një investim prej 54 milionë lekësh,”– vijon më tej kryebashkiaku Zotkaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik zotkaj edi rama polican uje 24 ore adriatik zotkaj edi rama polican uje 24 ore

Sondazh

Poll