Bota

Prej tre ditësh të izoluar nga koronavirusi, pasagjerët e anijes luksoze përleshen me ekuipazhin

29 Shkurt 2020, 21:29 Nga DOSJA
Prej tre ditësh të izoluar nga koronavirusi, pasagjerët e anijes

MEKSIKË- Një anije loksoze që njihet si MSC Meraviglia, nuk është lejuar të ankorohet në karaibe nga frika e koronavirusit. Prej tre ditësh anija qëndron në det dhe pasagjerët e saj kanë nisur të irritohen për shkak të situatës.

Disa prej tyre janë përleshur sot me ekuipazhi, dhe këta të fundit i kanë shpërndarë duke u hedhur piper. Ngjarja ka ndodhur mes qindra pasagjerëve, të cilët kanë bërë rolin e spektatorit dhe kanë duartrokitur ekuipazhin kur ata luftuan për të rivendosur kontrollin në bordin e MSC Meraviglia.

Sipas Dailymail, mësohet se anija MSC Meraviglia u ankorua në Cozumel, pasi u largua nga dy porte të tjera. Linjës së lundrimit iu mohua leja për t’u ankoruar në Ocho Rios, Xhamajka dhe Georgetoën, Ishujt Kajman për shkak të frikës së koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll