Aktualitet

“U mor në pyetje pa procesverbal”, avokati i Henri Çilit: Prokuroria e Përmetit është nxituar

29 Shkurt 2020, 17:09 Nga DOSJA
“U mor në pyetje pa procesverbal”, avokati i Henri

TIRANË- Avokati i Henri Çili, Andi Duraj, ka folur sot për arrestimin e botuesit dhe ka thënë se po i bëjnë padrejtësi. Në një prononcim për “News24”, Duraj tha se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi.

Më tej ai u shpreh se tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime. Ai theksoi se Çili nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që klienti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë.”, tha avokati Duraj.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 35 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi duraj arrestohet henri cili avokati i henri cilit henri cili andi duraj arrestohet henri cili avokati i henri cilit henri cili

Sondazh

Poll