Aktualitet

Flet 56-vjeçarja italiane e shëruar nga koronavirusi: Bëni alarm të madh, të infektuarit jetojnë nuk vdesin

29 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
Flet 56-vjeçarja italiane e shëruar nga koronavirusi: Bëni

ITALI– Virusi vdekjepurës kinez ndërsa shtohet me ritme të shpejta në vend duke rritur numrin e personave të infektuar, Italia ka regjistruar edhe raste të sëmurëve që kanë arritur të shërohen.

Së fundmi është edhe rasti i një gruaje 56-vjeçare nga Trucazzano, në rajonin e Milanos, Morena Colombi e cila është kuruar dhe ka arritur të shërohet virusit vdekjeprurës ka dalë nga spitali.

Menjëherë pask tij momenti kaq të mirë për të 56-vjeçarja italiane ka pranuar të flasë për këtë eksperiencë që i trembet çdo kush.

“Fillimisht kisha rrufë dhe kollë të thatë. Temperaturë jo. U shqetësova jo se kjo gjendje po zgjaste pak si shumë por sepse frika nga koronavirusi kishte ditë që po qarkullonte. Mendova se ndoshta edhe unë isha infektuar prej virusit kinez edhe sepse për arsye të punës kam bërë disa udhëtime në Azi. Unë mendoj se një alarm kaq i madh dhe histeria kolektive janë të pajustifikuara. Njerëzve duhet t’u thuhet se nëse infektohen, do të mbijetojnë dhe do të shërohen. Kur unë rezultova pozitiv pas analizave, paniku kishte pushtuar gjithë Italinë, por ja që unë u shërova nga koronavirusi.”– ka thënë ajo.

Në fakt është parë diçka e ngjashme që shumica e pacientëve që u shëruan nga koronavirusi, kanë pothuajse deklaratë të njëjta të asaj çfarë kanë përjetuar, se të prekesh nga koronavirusi nuk është një gjë e vështirë. Pasi të paktën në dy deklaratat e pacienteve të shëruara është thënë që virusi kinez ka simptoma të një gripi të thjeshtë.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: Tgcom.24 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 56-vjeçarja nga trucazzano itali koronavirusi ne itali 56-vjeçarja nga trucazzano itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll