Aktualitet

‘Çunat e pëlqyen’, grupi i kunatit të Çilit prodhonte para false me fletore matematike, kush është ‘Sparti’ i Sauk

29 Shkurt 2020, 15:58 Nga DOSJA
‘Çunat e pëlqyen’, grupi i kunatit të Çilit

TIRANË- Një episod interesant në përgjimet për grupin “Mezhgorani”, zbulon sesi kunati i Henri Çilit, Gazmend Ajdinaj ishte përfshirë në një skemë të shitjes së parave të falsifikuara, prodhimit të tyre. Dosja.al publikon episodin, pjesë e dosjes së plotë hetimore të publikuar ekskluzivisht sot, ku Gazmir Ajdinaj pajton një person të njohur si Sparti. Spartit i kërkon një sasi prej 20 milionë lekë të vjetra false, dhe një mostër që do t’ju jepej porositëve. Ndërkohë që porosia për Spartin ishte që paratë të jenë kartëmonedha 10-çe dhe 20-çe. Konkretisht në dosje thuhet se: “Më datë 14.12 2019, rezulton se të dyshuarit Gazmir Ajdinaj dhe Elisjon Brezaj komunikojnë me njëri-tjetrin, ku ky i fundit i kërkon një sasi të konsiderueshme fletë-fletoreje matematike të prerjes së vogël.

Pas këtij komunikimi Gazmir Ajdinaj takohet me Ermir Brezën dhe i ka treguar fletët e fletores, për të cilat ky i fundit, i thotë Elisjon Brezës që ka parë një fletë më të madhe por ishin pak të pista, ndërsa Elisjon Breza këmbëngul prerje më të vogla të fletëve të fletores, fakt i cili i komunikohet shtetasit Gazmir Ajdinaj. Në vijim të këtyre kërkesave i dyshuari Gazmir Ajdinaj komunikon me një shtetas që e thërret “Sparti”, që ka në përdorim numrin e telefonit 069 5******3 dhe posedon automjetin tip Mercedes Benz B Class, për t’u takuar dhe i duhen 2 000 000 lekë prerje të vogla të prerjes 20-çe ose 20-çe. Nga komunikimi rezulton se ky takim është lënë për t’u zhvilluar në Tiranë, ku shtetasi Gazmir Ajdinaj kërkon që të merren mostra për t’ia treguar porositësve.”

Sparti telefon me prodhuesin edhe ky banues në Sauk, që i njofton se çdo gjë ka shkuar “ok”. Në dosjen e prokurorisë zbulohet se: “Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara ë cilat janë zhvilluara nga shtetasi me numrin celular 069 57****3, i quajtur “Sparti”, rezulton se më datë 15.12.2019 është takuar me shtetasit Elisjon Breza dhe Ermir Breza me qëllim për t’i treguar një kartëmonedhë të prerjes 1 000 lekëshe, e cila është pëlqyer nga këto shtetas. Pas marrjes së konfirmit, në orën 15:00 shtetasi me emrin “Sparti” komunikon me një shtetas që ka në përdorim numrin celular 067 7*****3, i gjinisë mashkull dhe me banim në zonën e Saukut dhe i thotë: Ata çunat ranë dakord, u ka pëlqyer prerja por kërkojnë 2 000 000 me një çmim më të ulët, jo 500 000 lekë por një ulje në shumën e 300 000 lekëve.

067 71****3: Do flasim kur të bëhet shkëmbimi nga afër.”

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Farapasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili falsifikim parash gazmir ajdinaj arrestohet henri cili falsifikim parash gazmir ajdinaj

Sondazh

Poll