Sport

SUPERIORE/ Skënderbeu befaason Vllazninë, Laçi bën detyrën, surprizë në Ballsh

29 Shkurt 2020, 15:54 Nga DOSJA
SUPERIORE/ Skënderbeu befaason Vllazninë, Laçi bën

TIRANË- Në javën e 24-të të Kategorisë Superiore u zhvilluan edhe tre ndeshje të tjera, përballje në fakt që prodhoi sa rezultate surprizë por edhe gë bukura. Laçi fitoi pastër ndaj Luftëtarit me shifrat 0-2. Kyrian Nwabueze dhe Redon Xhixha ishin dy lojtarët që i dhanë suksesin kurbinasve.

I pari shënoi me penallti dhe vendasit kontestuan shumë.Xhixha ishte ai që i dha goditjen e fundit gjirokastritëve. Skënderbeu ka triumfuar në minutën e fundit me Vllazninë, në një ndeshje që kishte raste nga të dyja krahët.

Gjithsesi korçarët ishin ata që gëzuan, pasi Blerim Krasniqi realizoi në minutën e fundit shtesë dhe i dha tre pikët skuadrës së Ilir Dajës, që mposhti për të parën herë shkodranët për këtë sezon. Emocione edhe në Ballsh, aty ku Hidi nuk shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Bylisi dominoi takimin dhe pati shumë raste për të realizuar, por Flamurtari rezistoi deri në fund dhe me barazim 0-0 ato morën një pikë që nuk është se u vlen shumë për objektivin mbijetesë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi kategoria superiore laçi skenderbeu vllaznia bylisi kategoria superiore laçi skenderbeu vllaznia

Sondazh

Poll