Sport

ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk luhet! Shtyhen edhe pesë ndeshjet e Serie A

29 Shkurt 2020, 11:34 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk luhet! Shtyhen edhe pesë ndeshjet e Serie A

ITALI- Dyert u mbyllën, vendimi dukej zyrtar, por hipoteza e shtyrjes së javës është përsëri në modë. Urgjenca e koronavirusit në veri të Italisë nuk tregon asnjë shenjë ndalese. Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë. Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, nga frika se virusi do të shpërndahej.

Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen. Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë ato të, Milan-Genoa, Parma-Spal, Sasuolo-Brescia dhe Udineze-Fiorentina, pikërisht këto ndeshje do të luhen në 13 maj.

Asnjë problem për katër sfidat e tjera, por shtyrja e derbit të Italisë do të ishte një problem i madh duke pasur parasysh orarin shumë të ngjeshur midis kampionateve dhe kupave.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus italy juventus-inter seria a shtyhet juve-inter coronavirus italy juventus-inter seria a shtyhet juve-inter

Sondazh

Poll