Sport

Festë bardheblu në “Air Albania”, Tirana shkatërron 5-1 Partizanin

28 Shkurt 2020, 20:00 Nga DOSJA
Festë bardheblu në “Air Albania”, Tirana shkatërron

Tirana sot luajti ndeshjen më spektakolare të sezonit ndaj kundërshtarit të përbetuar, Partizanit. Bardheblutë fituan 5-1 në “Air Albania” para rreth 20 mijë spektatorëve dhe më shumë se kurrë treguan se mallkimi i ndeshjeve pa humbje ndaj “Demave të kuq” është histori e kaluar.

Sikur të mos mjaftonte derbi i fundit, i cili theu dhe tabunë pikërisht në impiantin gjigant në kryeqytet, Tirana këtë të premte argëtoi tifozët duke bindur me lojë dhe gola.

Partizani shënoi i pari pas vetëm 2 minutash me brazilianin Cordeiro, por bardheblutë reaguan shpejt duke përmbysur disavantazhin brenda pjesës së parë. Dy golat e Tiranës i shënoi Batha, ish-lojtari i Partizanit, me penallti.

“Demat e kuq” luajtën për shumicën e takimit me një lojtar më pak, meqë Bitri u largua me të kuqe. Kjo i dha hov edhe më tej Tiranës, e cila shënoi tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Idrizaj shënoi autogol në favor të skuadrës së trajnerit Egbo, ndërsa më pas ishte Muçi ai i cili shënoi dy gola për të mbyllur goleadën e Tiranës. Kjo ndeshje nuk do të harrohet kurrë në kryqytet. 28 shkurti është vërtet një ditë feste për ekipin bardheblu, i cili këtë vit ka edhe 100-vjetorin.

Ndjehet aromë titulli…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport batha derbi muci partizani tirana batha derbi muci partizani tirana

Sondazh

Poll