Sport

Djali bën tifo për Tiranën, i vëllai drejtor tek Partizani, kryeministrin Rama e zë ‘dhimbja e kokës’: Halle h

28 Shkurt 2020, 21:39 Nga DOSJA
Djali bën tifo për Tiranën, i vëllai drejtor tek Partizani,

TIRANË– Tirana arriti të fitonte ndaj Partizanit me shifrat 5-1, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili hoqi çdo dyshim se për kë bën tifo.

Me siguri xhaxhai i tij, Olsi, as që i ka folur pas ndeshjes, pasi mendjen e ka pasur të kontestojë gjykimin. Pas derbit, çuditërisht reagoi edhe vetë kryeministri.

Notat e humorit nuk i mungojnë në reagimin e tij, teksa shigjeton vëllain dhe Erjon Braccen, të cilin nuk e falën as tifozët e Tiranës.

“O Zot! Ky me Tironën, xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan”, shkruan kryeministri, ndaj të cilit as këtë herë nuk munduan thirrjet kundër.

Tifozët që thërrasin “Rama ik” janë kthyer në refren në stadiumet shqiptare.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani edi rama greg rama derbi tirana-partizani edi rama greg rama

Sondazh

Poll