Sport

Partizani humbi turpshëm derbin me Tiranën/ Olsi Rama shpërthen ndaj arbitrit të ndeshjes: Komplet inkopetent, s’di ç

28 Shkurt 2020, 20:48 Nga DOSJA
Partizani humbi turpshëm derbin me Tiranën/ Olsi Rama shpërthen

TIRANË- Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, është shfaqur tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes, pas humbjes 5-1 në derbi. Në një prononcim për mediat, Rama ka shpërthyer ndaj gjyqtarëve, duke u shprehur se i falën tre pikë skuadrës së Tiranës.

“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them. Kjo është një humbje kohe. I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. I kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torasa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë. Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”, u shpreh Olsi Rama.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani olsi rama derbi tirana-partizani olsi rama

Sondazh

Poll