Sport

Humbja e Partizanit, reagon Braçe: Të gjitha i ka në dorë një njeri, ka edhe televizionin!

28 Shkurt 2020, 22:30 Nga DOSJA
Humbja e Partizanit, reagon Braçe: Të gjitha i ka në dorë

“Partizan, ky përballë teje është sistem kriminal. Pas basteve, më i poshtri!” Kështu e ka nisur zv. kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, postimin e tij në Instagram referuar ndeshjes derbi Tirana-Partizani (5-1), e cila u luajt këtë të premte në “Air Albania”.

Numri 2 “de jure” i qeverisë mendon se disa forca të mëdha nuk ia duan të mirën skuadrës së kuqe, për të cilën ai bën tifo.

“Heshta pas ndeshjes me Bylisin. Doja të plotësoja gjithë vëzhgimin tim, nisur nga java e parë e fazës së tretë”, shkruan Braçe. Sipas tij, “çdo ndeshje kyç në garën për titull në fazën e tretë është vendosur nga sistemi me dorë-me arbitra, kurrë në fushë”.

Braçe mendon se Partizani humbi pa e merituar. “Bylis është një ekip shumë i mirë, fitorja me të bën diferencën. Tirana e mundi me dy gola me dorë, Teuta me një penallti të padhënë, Skënderbeu e barazoi me një penallti të paqenë. Partizani s’e mundi dot prej një goli të paqenë dhe një goli fare të rregullt. Në të gjitha rastet vendosen kriminalisht arbitrat”, shkruan ai më tej.

Sipas zv. kryeministrit tifoz, “Partizanit nuk i jepet penallti neto” dhe “nuk i jepet një i kuq Tiranës”. Akuza e tij shkon edhe më tej. “Tirana, Kukësi dhe Teuta janë përpara në renditjen e favoreve! Ky është sistemi kriminal! Nga stadiumi, arbitrat, në TV, në dorë të një njeriu!”

Fundi është edhe më interesant. Braçe akuzon se dikush ka vjedhur barin e stadiumit “Air Albania”, mendim që e shoqëron edhe me një foto. Për më tepër, lexoni postimin e tij në Instagram.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brace instragram partizani reagim brace instragram partizani reagim

Sondazh

Poll