Aktualitet

17 mijë euro dhe telefoni i sekuestruar, Gjyqtari i Dritan Dajtit dhe djali i tij rrëzohen në gjykatë

18 Mars 2019, 10:37 Nga DOSJA
17 mijë euro dhe telefoni i sekuestruar, Gjyqtari i Dritan Dajtit dhe djali

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës.

Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi e Shkallës së Parë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, kreu i grupit gjykues, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj e Skënder Damini, ndryshuan vendimin për Dajtin, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Menjëherë pas vendimit, policia e Shtetit dhe prokuroria nisën hetimet dhe kontrollet për 3 gjyqtarët. Celularët e tre gjyqtarëve janë çuar për ekspertim, ndërsa Daminit iu sekuestruan gjatë kontrolleve, 17 mijë euro, celulari dhe disa fishekë. 

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti skender damini vendimi per dritan dajtin dritan dajti skender damini vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll