Bota

Masakra në Zelandën e Re, kryeministrja u paralajmërua 9 minuta para se të ndodhte: Nuk e ndaluam dot

17 Mars 2019, 10:11 Nga DOSJA
Masakra në Zelandën e Re, kryeministrja u paralajmërua 9 minuta

ZELANDA E RE– Masakra e Zelandës së Re mund të ishte parandaluar, pasi autori i ka paralajmëruar autoritet e vendit me anë të një emaili. Por, sipas kryeministres së Zelandës së Re Jacnda Ardern, emaili paralajmërues që mbërriti në zyrën e saj 9 minuta para masakrës, në duart e 30 zyrtarëve në zyrat e saj, nuk kishte asnjë lloj detaji që ti çonte drejt xhamive, ku u vranë 50 persona.

Emaili besohet të jetë shkruar nga autori i masakrës, shkruan “NBCNews”. “Emaili u prit nga më shumë se 30 persona 9 minuta përpara pushkatimit. Dy minuta pas leximit të tij u drejtuam në zyrat e sigurisë. Por emaili nuk përfshinte asnjë detaj dhe asnjë vendndodhje që të kuptonim se për ccfarë bëhej fjalë,”- tha Ardern në një konferencë shtypi të dielën pasdite.

Numri i të vdekurve në xhirimin masiv në dy Zelanda e Re u rrit nga 49 në 50, pasi një viktimë u gjet brenda një prej xhami.

12 persona mes tyre edhe fëmijë janë ende në gjendje kritike pasi mbetën të plagosur.

Një masakër me 49 viktima ndodhi më datë 15 mars në Zelandën e Re. Një 28-vjeçar nga Australia hyri i armatosur në dy xhami në zonën “Christchurch” dhe qëlloi mbi besimtarët të cilët po kryenin ritualet fetare.

Brenton Tarrant, autori i sulmit ka transmetuar të gjithë masakrën live në mediat sociale. Ai ka qenë live në Facebook me një kamer në trup që nga momenti kur është në makinë duke shkuar për tek xhamitë, e deri tek momenti kur përfundon të gjithë masakrën.

Ai tashmë është i arrestuar bashkë me tre persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 49 te vrare masakra ne xhami masakra ne zelanden e re zelanda e re 49 te vrare masakra ne xhami masakra ne zelanden e re zelanda e re

Sondazh

Poll