Aktualitet

3 raste të dyshuara në Shqipëri me Koronavirus, mes tyre një punonjëse e aeroportit, të tjerët vinin nga Italia

28 Shkurt 2020, 19:12 Nga DOSJA
3 raste të dyshuara në Shqipëri me Koronavirus, mes tyre një

Janë tre raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri , për të cilët pritet përgjigjia e analizave.

Rreth orës 12 tre pacientë janë nisur me urgjencë nga spitali “Shefqet Ndroqi” drejt infektivit të QSUT në Tiranë. Sipas mjekëve një prej tyre është punonjëse e aeroportit të Rinasit ndërkohë që dy pacientët e tjerë kanë histori udhëtimi në Itali.

Sipas bluzave të bardha, personat nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda të frymëmarrjes, por kanë qenë me temperaturë. Ata janë dërguar në spitalin infektiv pasi aty janë ngritur dhomat e izolimit për pacientët e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë që e pyetur nëse ka raste të dyshuara për të cilët pritet përgjigjia e analizave, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka. Gjithsesi përgjigjia e analizave, që kryhen pranë Institutit të Shëndetit Publik do mbi tetë orë që të dalë.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë së sotme është shprehur se parësorë është ruajtja e personelit mjekësor.

Zyrtarisht në vendin tonë nuk ka asnjë të infektuar me këtë virus. Spitalet janë në alert ndërsa vendi për karantinim është përcaktuar shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

Marrë nga Klan Plus

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi” tirane koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi” tirane

Sondazh

Poll