Politike

Mblidhet komisioni hetimor për Ilir Metën, deputetët do marrin në pyetje Ardian Dvoranin

25 Shkurt 2020, 09:35 Nga DOSJA
Mblidhet komisioni hetimor për Ilir Metën, deputetët do marrin

TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sot dhe i pranishëm është dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Dvorani do merret në pyetje nga deputetët në cilësinë e dëshmitarit, për ato që maxhoranca i quan shkelje të Kushtetutës të bëra nga ana e Presidentit të Republikës. 

Më herët Komisioni Parlamentar ka vendosur që të shtyjë me 4 muaj mandatin dhe të vijojë hetimet, pasi pritet opinioni nga Komisioni i Venecias. Komisioni para disa muajsh ka marrë në pyetje dhe Ilir Metën, e zyrtarë të tjerë të përfshirë në çështjet që ka si objekt hetimi. 

BETEJA PËR SHKARKIMIN E METËS

Maxhoranca prej muajsh ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, pasi akuzojnë Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës. Përplasja e parë mes Presidentit dhe Qeverisë erdhi pas anulimit të 30 qershorit dhe dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, por që nuk u respektua nga maxhoranca. Edi Rama dhe të gjithë eksponentët e PS janë shprehur se Meta nuk duhet të qëndrojë në zyrë dhe në këtë mënyrë miratuan një rezulotë, ngritën Komisionin Hetimor dhe dosjen e dërguan për opinion në Komisionin e Venecias. Venecia në përgjigje nuk u shpreh për shkarkimin e Metës dhe palët e intepretuan raportin në favor të tyre. Tashmë maxhoranca në Komision ka shtuar si objekt hetimi dhe dekretin e Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësojnë si shkelje të Kushtetutës. Si maxhoranca dhe Presidenca kanë dërguar çështjen në Komisionin e Venecias dhe presin opinionin e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni hetimor per metën ngërçi në kushtetuese shkarkimi i ilir metes shkarkimi i presidentit ilir meta komisioni hetimor per metën ngërçi në kushtetuese shkarkimi i ilir metes shkarkimi i presidentit ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 10:48

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja...