Art&Argëtim

10 vite pa nënën e saj, Miriam Cani bën dedikimin prekës: Një ditë ky gjysmëshpirt do të plotësohet

18 Mars 2019, 09:36 Nga DOSJA
10 vite pa nënën e saj, Miriam Cani bën dedikimin prekës:

Miriam Cani ka gjetur forcën që të flasë për dhimbjen që ka pasur në gjithë këto vite, në mungesë të nënës së saj. Alban Skënderaj ka realizuar një këngë për nënën e bashkëshortes së tij, që 10-vite më parë. Këngëtari kishte shkruar këto vargje të ndjera si një dedikim, por kishin vendosur të mos i bënin publike dhe dhimbjen ta mbanin për vete.

Për këngëtarët me sa duket ka ardhur momenti për të nxjerrë nga sirtari këto vargje e për t’i ndarë me publikun.

Miriami i ndjehet pafundësisht falenderuese bashkëshortit të saj që ka përjetësuar në tinguj dhimbjen e saj. Ajo për herë të parë, ka treguar vështirësitë që ka përballur në mungesë të nënës.

“Nuk e kam gjetur kurr forcën në këto 10 vite t’i këndoj këto vargje që ti shkëpute nga shpirti im. 
E kam shumë të vështirë të shkruaj apo të flas për të pa më rrahur zemra çmendurisht fort.
Koha shëron çdo plagë thonë…por unë di të them qe thjesht mësohesh të bashkëjetosh me një dhimbje te tillë.
Përpiqesh që këtë dashuri që ruan fort në shpirtin tënd ta kthesh në forcë dhe motiv.
Nuk do mundem të të falenderoj dot kurrë mjaftueshëm që përjetësove në fjalë e tinguj atë që ndjej për nënën time, por tashmë edhe ti ndjen për tënden. 
Na bashkojnë plot gezime por edhe dhimbja na ben një. 
Kam 10 vite që e këndoj këtë këngë cdo ditë brenda vetes. 
E dua me çdo qelizë të trupit tim, e mendoj me çdo frymarrje timen dhe e di që një ditë ky gjysmëshpirt do të plotësohet.”-shkruan Miriam Cani në profilin e saj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj dedikim këngë miriam cani plagë në gjysmëshpirt alban skenderaj dedikim këngë miriam cani plagë në gjysmëshpirt

Sondazh

Poll