Art&Argëtim

Dy vite më vonë, Bora Zemani tregon si e përjetoi ndarjen me burrin: Ky ishte dështimi im

17 Mars 2019, 17:50 Nga DOSJA
Dy vite më vonë, Bora Zemani tregon si e përjetoi ndarjen me

U bënë 2 vjet tashmë që kur Bora Zemani i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Dj Vinin, me të cilin ka edhe një djalë, Arbori. Sot, e ftuar në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel ajo rrëfeu si ka qenë jeta për të pas divorcit, a e ndjen mungesën e një mashkulli në familje dhe si po shkon rritja e djalit si një nënë e vetme.

“Është deri diku e vërtetë, mendova që edhe pak sa të rritet, do ta kisha më të thjeshtë me të, sepse do kisha më shumë hapësirë, por jo. Sa më shumë rritet Arbori, aq më shumë rritet kërkesa e llogarisë ndaj meje, nuk mendoja se nuk do ishte kështu”, – tha Bora sot, në “E diell”

E pyetur si ndihet sot pas atij raporti që për të nuk ishte e lehtë, ajo tha: “Janë gjëra që ndodhin, duhet pranuar. Nuk duhet parë si gjë e tmerrshme…” – tha ajo, por pas pyetjes nëse e shikon si dështim të saj divorcin, ajo konfirmon: “Dështim ok, deri diku është dështim, nëse i referohem mënyrës se si unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten, sepse unë vetë jam rritur me një familje ku prindërit e mi janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri më kanë rritur mua dhe vëllain. Mendova se edhe për mua kështu do të ishte…”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bora zemani e diell ne top channel bora zemani e diell ne top channel

Sondazh

Poll