Art&Argëtim

‘Këto shpenzime që bëni ju, e njerëzit vuajnë për bukë’, Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Lekët s’ja kam vjedh

17 Mars 2019, 19:10 Nga DOSJA
‘Këto shpenzime që bëni ju, e njerëzit vuajnë

Moderatorja Alketa Vejsiu, shpesh në profilet e saj në rrjetet sociale poston foto nga emisionet e saj apo pushimet, sa në borë edhe në plazhe. Kjo gjë i paska bezdisur disi fansat e saj dhe ja ku e pyesin hapur moderatoren nëse ka bërë ndonjëherë bamirësi apo jo?

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”,- shkruan kështu në koment ndjekësja e moderatores.

Por, edhe përgjigja e Alketës nuk ka vonuar shumë duke i bërë disa gjëra të qarta ndoshta për herë të parë.

I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, -ja kthen Alketa.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu komenti i moderatores per komentuesen alketa vejsiu komenti i moderatores per komentuesen

Sondazh

Poll