Art&Argëtim

‘I ngjan kopje Lady Gagas’, këngëtarja shqiptare: Asnjë nuk mund të jetë si Gaga

17 Mars 2019, 17:56 Nga DOSJA
‘I ngjan kopje Lady Gagas’, këngëtarja shqiptare:

Këngëtarja me origjinë Shqiptare Ava Max kohët e fundit u bë shumë e fashme në mbarë botën, duke na bërë krenarë të gjithëve. Emri i saj i vërtetë është Ava Koçi, dhe kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ishte një sukses i padiskutueshëm në karrierën muzikore.

Ajo shpesh është krahasuar me diva-n e muzikës Lady Gaga-n për shkak të pamjes së saj fizike por edhe stilin paksa të veçantë. Në një intervistë të dhënë për ‘Gaytimes’, këngëtarja ka shprehur që për të është një kënaqësi ta krahasojnë me Gaga-n.

“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë dhe vazhdon të jetë. Lady Gaga ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do të zhduket asnjeëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Gaga. Pra është një kompliment i madh për mua. Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”,-ka rrëfyer Ava Max.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ava max këngëtare kopje e gagas lady gaga me origjinë shqiptare ava max këngëtare kopje e gagas lady gaga me origjinë shqiptare

Sondazh

Poll