Art&Argëtim

Elvana nuk ndalet! ‘Dy gisht mjaltë’ me një tjetër surprizë

17 Mars 2019, 21:33 Nga DOSJA
Elvana nuk ndalet! ‘Dy gisht mjaltë’ me një tjetër

Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën së shpejti do t’i shikojmë në të gjitha kinematë  me filmin e tyre, ‘Dy gisht mjaltë’. Ky projekt pritet të ketë një sukses të padiskutueshëm dhe disa skena të publikuara nga Elvana, kanë shtuar edhe më tej kureshtjen rreth filmit.

Ditën e sotme këngëtarja Gjata na prezantoi me një tjetër detaj të komedisë romantike. Elvana ka ndarë me ndjekësit, kolonën zanore të filmit ‘Dy gisht mjaltë’, e cila do të jetë kënga e saj ‘Pa dashuri’, një zgjedhje e bërë me shumë dashuri nga këngëtarja dhe aktori, Ermal Mamaqi.

“Nisi nga Lyricalson, kur mora nje telefonate prej tij per këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time. Bashkë me Ermal Mamaqin u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit “Dy gisht mjaltë”
Faleminderit Lyricalson, ty dhe Arsim Bunjaku! ‘Pa dashuri’! Uroj tju pelqej!”-shkruan këngëtarja në profilin e saj.

 

 

 

Nisi nga @lyricalson ,kur mora nje telefonate prej tij per kete kenge qe donte te me dhuronte dhe preku zemren time.. Bashke me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muziken e saj dhe vendosem pa asnje dyshim te ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku! #padashuri Uroj tju pelqej?? @kmaster.official @pintofficial

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Risjellim në vëmendje që Elvana na prezantoi me këngën disa ditë më parë, në klipin e të cilës shihej e veshur nuse. Pikërisht këto pamje ishin sekuenca të shkëputura nga premiera e cila do të trasmetohet brenda 10 ditësh.

Gjithashtu në videon e publikuar ditën e sotme, u dhuruan edhe disa pamje të filmit, ku Elvana dhe Ermali shiheshin sa romantikë aq edhe me detaje humori, si një çift të dashuruarish.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi kënga elvanës kolonë zanore e filmit pa dashuri dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi kënga elvanës kolonë zanore e filmit pa dashuri

Sondazh

Poll