Art&Argëtim

‘Miriami e ka mbajtur dhimbjen për vete’, Albani këngë dedikuese për nënën e saj

18 Mars 2019, 09:14 Nga DOSJA
‘Miriami e ka mbajtur dhimbjen për vete’, Albani

Risjellim në vëmendje që Miriam Cani ka 10 vite pa të ëmën ndërkohë që edhe Alban Skenderaj prej 2 vitesh ndjen mungesën e mamasë së tij.

Alban Skenderaj ka publikuar klipin e ri, duke bashkëngjitur edhe një dedikim të ndjerë për nënën e tij dhe për nënën e Miriamit që ikën shumë të reja nga kjo botë.

“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pravera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji positive, por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua të ndaj me ju. E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit se sa e imja si këngë. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse përjetimi ishte i forte edhe per mua. Nënën e saj e kujtoj si nje njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndoje për shkak të emocioneve por c’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun por duhen mbajtur për vete dhe me vete. 
U bënë gati 2 vite që unë kam humbur nënën time tashmë dhe në momente të vështira, kur nuk kam mundur dot të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mia janë pasqyruar në këto vargje. Na mungojnë cdo ditë dhe sado koha të kalojë këto plagë nuk do mbyllen kurrë plotësisht. Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithë dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkruaj këngë që sado pak i bëjnë njerëzit të mos ndihen vetëm, si në gëzimin ashtu edhe në dhimbjen e tyre. 
Ndaj vendosëm këtë këngë dhe këto ndjenja t’i ndajmë me ju.”-shkruan Alban Skenderaj përkrah klipit të postuar.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj dedikim prekës këngë për nënën miriam cani alban skenderaj dedikim prekës këngë për nënën miriam cani

Sondazh

Poll