Sport

“Largohem nëse nuk e mbani Ibrën”, lojtari i Milanit befason me kërkesën e tij

27 Shkurt 2020, 18:59 Nga DOSJA
“Largohem nëse nuk e mbani Ibrën”, lojtari i Milanit

Ante Rebic verën e kaluar u bë lojtar i Milanit dhe deri së fundmi pritej shumë prej tij, por ai ka luajtur shumë pak. Ka pak javë që sulmuesi po e tregon veten dhe duket se është përshtatur.

26-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në Milano. Ai është huazuar për dy vite nga Eintracht Frankfurt, por Milani po mendon që tani blerjen përfundimtare të tij. Vetë lojtari ka një kusht për qëndrimin e tij me “Djallin”. Kroati do që të konfirmohet edhe Zlatan Ibrahimovic.

Rebic e adhuron sulmuesin suedez dhe mendon se 38-vjeçari nuk duhet të largohet nga skuadra kuqezi. Nëse Milani ia plotëson dëshirën, kroati do të vijojë në Milano.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan rebic merkato milan rebic

Sondazh

Poll