Politike

“Ka shumë shtëpi”, Presidenca i përgjigjet me ironi Ramës: Lajmërojeni gruan e Bilalit

28 Shkurt 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Ka shumë shtëpi”, Presidenca i përgjigjet me ironi

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta ka shumë shtëpi. Në një postim, Blushi i është përgjigjur Ramës me ironi duke e quajtur gruaja e Bilalit, pasi i ka kujtuar akuzat që i janë bërë për foton me Barack Obamën.

Zëdhënësi i Metës shkruan se Presidenti ka vetëm një shtëpi dhe ajo është Shqipëria. “Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan Blushi.

Kryeministri Edi Rama më herët komentoi manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në deklaratën e tij Rama tha se Meta ka më shumë se një banesë dhe shtoi se nuk merrej me të, pasi fokusi i tij është tek të pastrehët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shtepite e ilir metes tedi blushi edi rama ilir meta shtepite e ilir metes tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 10:48

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja...