Bota

“Mashtron dhe ndryshon brenda ditës”, Limaj kryqëzon Albin Kurtin pas heqjes së taksës

27 Shkurt 2020, 20:32 Nga DOSJA
“Mashtron dhe ndryshon brenda ditës”, Limaj kryqëzon Albin

KOSOVË– Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si një mashtrues në lidhje me vendimin që mori ky i fundit për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Limaj shprehet se Kurti është një njeri që ndryshon mendim dhe mashtron Brenda ditës.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve,”- thotë Limaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti fatmir limaj hiqet taksa ndaj serbise albin kurti fatmir limaj hiqet taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll