Politike

Koha për revolucion? Presidenti: Po të jetë puna për forcë Ilir Meta thërret…

27 Shkurt 2020, 21:12 Nga DOSJA
Koha për revolucion? Presidenti: Po të jetë puna për

I pyetur në lidhje me manifestimin e thirrur më 2 Mars në emisionin Opinion, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion edhe ai mund të ndodhë.

Ai shtoi se qytetarët do të vijnë për veten e tyre por marshimi nuk do të jetë i dhunshëm por paqësor. Në mënyrë ironike presidenti Meta tha se po të jetë nevoja për forcë, atij “i mjaftojnë 1000 persona si Ilir Meta”.

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Po të jetë nevoja për forcë Ilir Meta thërret 1000 veta si vetja e vetë. Ilir meta do të dëgjojë zëri e popullit.

Marrë nga Opinion.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta tubimi ne 2 mars ilir meta tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll