Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së, përzgjidhen 4 nga 8 kandidatët (Emrat)

27 Shkurt 2020, 15:44 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH-së, përzgjidhen 4 nga 8 kandidatët

TIRANË- Përzgjidhen 4 nga 8 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, ku 4 prej tyre kalojnë në fazën tjetër.

Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit.

Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare” hynë 40 aplikantë profesionet e të cilëve varionin që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie, të cilët prej kohësh jetonin jashtë Shqipërisë. Një pjesë e tyre që nuk përmbushnin kushtet u skualifikuan nga gara, ndërsa të tjerë humbën ‘betejën’ me provat. Lidhur me procesin ka dalë garant Ambasada Amerikane, e cila ka siguruar shqiptarët se ka qenë transparent.  Ambasada njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, i cili do të përdoret në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Nga ana tjetër, për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida veizaj artur beu ervin hodaj gara për kreun e bkh-së idajet faskaj aida veizaj artur beu ervin hodaj gara për kreun e bkh-së idajet faskaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 11:31

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prek...