Aktualitet

Aksident në Berat/ Shoferi i dehur përplaset me mjetet, bllokohet qarkullimi në aksin e vetëm në qytet (VD)

27 Shkurt 2020, 13:47 Nga DOSJA
Aksident në Berat/ Shoferi i dehur përplaset me mjetet, bllokohet

BERAT- Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit këtë paradite.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete.

Po të njëjtat burime shprehen se një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi mjetin tip Ford Fokus ka përplasur 3 mjete në afërsi të Gjykatës së Beratit. Mjetet kanë lëvizur disa metra tutje, pasi goditja mes tyre ka qenë e fuqishme, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i TAP-it.

Ekspertë të policisë rrugore që kryen edhe kqyrjen e vendngjarjes i kanë bërë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka testin e alkoolit, nga i cili ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur, në masën rreth 1 miligram për litër.

Si pasojë e këtij aksidenti, për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkon qytetin e Beratit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa janë shënuar dëme të mëdha materiale tek të tre mjetet e përfshira në aksident.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit të mësipërm.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident rrugor lavdi çuka aksident ne berat aksident rrugor lavdi çuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 11:31

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prek...