Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike (FOTO)

27 Shkurt 2020, 14:05 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin vendin/ Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit,

ELBASAN- Vendi ynë është përfshirë këtë mëngjes nga reshje shiu dhe dëbore, si dhe ulje temperaturash në vendet malore. Reshje dëbore janë regjistruar në Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Po ashtu dëbora ka mbuluar zonën e Gjinarit e Zanalinës në Elbasan.

Në rrethin e Librazhdit reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Steblevën, ku trashësia arrin 30 cm, ndërsa aksi Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.

Reshje dëbore ka në Rrajce e Sopot të Prrenjasit. Në disa fshatra të Librazhdit dhe Përrenjasit është shkëputur energjia elektrike, për shkak të erës së fortë.

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debora ne vend moti i keq ne shqiperi reshje bore ne elbasan temperatura te uleta debora ne vend moti i keq ne shqiperi reshje bore ne elbasan temperatura te uleta

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 11:31

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prek...