Aktualitet

GJKKO merr vendimin për ‘të fortin’ e Shijakut, lë nën sekuestro pronat e Altin Hajrit

27 Shkurt 2020, 15:13 Nga DOSJA
GJKKO merr vendimin për ‘të fortin’ e Shijakut, lë

TIRANË- Gjykata kundër Krimit, Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmon sekuestron e OFL-së dhe SPAK, lidhur me pronat e Hajrave. Nën sekuestro është lënë kompleksi Golden Resort, një pikë karburanti dhe një vilë dy katëshe. Ky vendim u bë mbi bazën e aktit normativ të KÇK. Vendimi iu dërgua për ekzekutim Agjensisë së Menaxhimit të Pronave.

Pak ditë më parë efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë zbarkuar në Shijak, ku kanë sekuestruar  kompleksin. Bashkë me “Golden” në sekuestro ishin edhe tre shtëpi në emrin e Altin Hajrit dhe një pikë karburanti “Alti Oil 2008”. Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, pasi konsiderohet si rast emergjence.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri golden resort altin hajri golden resort

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 11:31

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prek...