Aktualitet

Sot dita e mësimit digjital, Linda Karçanaj: Shqiptarët po i bashkohen revolucionit botëror

27 Shkurt 2020, 15:27 Nga DOSJA
Sot dita e mësimit digjital, Linda Karçanaj: Shqiptarët po i

TIRANË- Mbi 90% e shërbimeve po kalojnë online duke u dhënë mundësinë qytetarëve që me një klik të aksesojnë çdo dokument. Ndërkaq, sot, në ditën Botërore të mësimit digjital, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj, gruaja e cila qëndron pas gjithë procesit revolucionar digjital, ka ndarë një mesazh entuziast.

Revolucioni digjital po transformon shoqëritë dhe qytetarin në çdo fushë të jetës. Sot, 27 Shkurti, është dita botërore e mësimit digjital si mundësi për promovimin e inovacionit dhe teknologjisë. AKSHI është motori pas revolucionit shqiptar digjital, për të sjellë jo vetëm shërbimet publike një klik larg, por për të ndryshuar gjithë botëkuptimin mes shtetit dhe qytetarit. Mijëra punonjës të administratës po trajnohen, qindra të rinj po ndihmohen, e pak nga pak, shqiptarët po i bashkohen revolucionit botëror digjital. Kemi bërë shumë. Më shumë punë na presin. #DigitalLearningDay #AKSHI”, shkruan Karçanaj.

Kujtojmë se Shqipëria po kthehet ndër të paktat vende që çdo shërbim po e ofron online, pa kurrfarë kostoje, duke shmangur jo vetëm pritjet absurde në rradhët e gjata por edhe burokracitë e abuzimet e shumta.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akshi linda karçanaj akshi linda karçanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 11:31

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prek...