Bota

27 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaotike në të cilën ndodhej  Kina, por mesa duket tmerri akoma nuk ka kaluar e do të qëndrojë gjatë tek kinezët dhe bota mbarë.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë, është mësuar se rreth 14% e njerëzve që kishin koronavirus por u shëruan dhe u larguan nga spitali, kanë rezultuar sërish pozitiv.

Zyrtarët pranojnë se ata janë ende duke mësuar rreth koronavirusit të ri dhe sesi funksionon brenda trupit të njeriut.

I njëjti fenomen është raportuar në Japoni, ku një grua në të 40-at që ishte shëruar dhe kishte rezultuar negativ nga testi për koronavirusin, tre javë më vonë rezultoi  sërish pozitive.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll