Aktualitet

“Ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime”/ Mediet prestigjoze të huaja shkuajnë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës

27 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Ka qenë personalisht e përfshirë në

Tiranë- Lajmi për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit Enver Hoxha është raportuar edhe në mediet e huaja.

“Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit të Shqipërisë, vdes në moshën 99-vjeçare”, ky është titulli i “The Guardian”.  Nga media prestigjoze shkruhet se Nexhmije Hoxha drejtoi propagandën e ish-diktatorit.”Gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj, e rrethuar nga libra dhe foto të burrit të saj, fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave që ajo kishte marrë me vete kur u dëbua nga vila e tyree epokës komuniste. Ajo drejtoi makinën e tij të propagandës, një institut të Marksizmit dhe Leninizmit dhe Frontin Demokratik – një organizatë ombrellë që shërbeu si një mjet i kontrollit të Partisë Komuniste.”, shkruan Thë Guardian.

“Vdes Nexhmije Hoxham gruaja e diktatorit shqiptar”, ky është titulli i “The Washingon Post”.Në 1991 ajo u burgos dhe në 1993 u dënua me 11 vjet burg për korrupsion dhe abuzim të parave publike. Ajo u la e lirë katër vjet më vonë pas një amnistie.”,shkruhet për të nga kjo medie.n

Për vdekjen e saj ka shkruar edhe France.24.”E veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime dhe dëbime gjatë regjimit”, shkruan “France 24”.

Një ditë më parë ndërroi jetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi u konfirmua nga një prej djemve të saj, Iliri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll