Aktualitet

Lajm i mrekullueshëm! Shërohet gruaja e parë kineze nga koronavirusi, del nga karantina

26 Shkurt 2020, 16:56 Nga DOSJA
Lajm i mrekullueshëm! Shërohet gruaja e parë kineze nga

ITALI– Një grua kineze është shëruar vetë nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë se shtetasja kineze ishte e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që në muajin janar. Ato shtojnë më tej se tashmë, gruaja në fjalë gëzon shëndet të plotë dhe se është vetë-shëruar nga koronavirusi. Ajo u identifikua si e infektuar që në muajin janar, bashkë me të shoqin por tashmë të dy janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Lajmi i mirë është bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë dhe integrimit socio-shëndetësor të Rajonit  Lazio, Alessio D’Amato.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alessio d'amato. itali sherohet gruaja e pare nga koronavirusi alessio d'amato. itali sherohet gruaja e pare nga koronavirusi

Sondazh

Poll