Aktualitet

Frika nga koronavirusi/ Dezinfektohet spitali i Shkodrës, asnjë rast i konfirmuar me virusin vdekjeprurës

Dezinfektohet spitali i Shkodrës. Shefja e repartit infektiv, Rezarta Bazhdari ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast që dyshohet se mund të jetë me koronavirus.
Featured image of article: Frika nga koronavirusi/ Dezinfektohet spitali i Shkodrës, asnjë rast i konfirmuar me virusin vdekjeprurës

Shkodër- Frika nga koronavirusi ka bërë që spitali i Shkodrës të dezinfektohet. Mësohet se dezinfektimi i spitalit është bërë ditën e sotme. Ndërsa shefja e repartit infektiv, Rezarta Bazhdari për “RTV Ora”ka deklariar se   deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus  në Shkodër.

Situata në spitalin rajonal të Shkodrës, është pothuajse normale, nuk ka asnjë lloj problemi, nuk kemi asnjë rast me koronavirus. Jemi në periudhën e gripit, paraqiten raste me grip dhe situata është e qetë. Dezinfektimi është një masë profilaktike dhe kjo gjë do të bëhet shpesh pasi jemi në periudhë gripi dhe ka të bërë me një ndër pikat që janë marrë kundrejt koronavirusit. Kemi bërë trajnime, janë trajnuar dy mjet enga spitali dhe më pas të tjerët. Nëse paraqitet një rast i dyshuar me koronavirus, qysh në momentin e parë stafi bën një lloj vlerësimi nëse personi ka qenë në vendet e prekura apo ka pasur kontakt me persona që kanë agjent-shkaktuesin. Nëse një person rezulton pozitiv ndaj këtyre pyetjeve, ai menjëherë izolohet për një periudhë 14-ditore”, është shprehur ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al

Shto Koment