Aktualitet

Bashkia Kamëz pa drita… Rakip Suli merr të vetët dhe sulet në zyrat e OSHEE, Ard Çela e pret me këmbët e para: Ik ankoh

26 Shkurt 2020, 15:36 Nga DOSJA
Bashkia Kamëz pa drita… Rakip Suli merr të vetët dhe sulet

TIRANË- Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe interesante ka përfshirë këto ditë zyrat e bashkisë Kamëz. Bastioni historik i demokratëve, nga 30 qershori nuk drejtohet më nga Xhelal Mziu, por nga Rakip Suli. Era e re e ndryshimeve u premtua për qytetin, por erë s’ka… të gjithë punonjësit e bashkisë flasin për të njëjtën gjë!

Historia është e thjeshtë; Bashkia Kamëz rezulton debitore pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku ka më shumë se 1 vit që nuk ka paguar asnjë faturë energjie.

Kështu, në zbatim të ligjit, një ekip i OSHEE ka shkuar në zyrat e bashkisë ku ka bërë edhe ndërprerjen e energjisë deri në momentin kur do të bëhet pagesa në sistem.

I gjetur i papërgatitur, kryetari Rakip Suli, ka marrë njerëzit e tij që e shoqërojnë kudo dhe ka shkuar në zyrën e drejtorit të Përgjithshëm të OSHEE, Ardian Çela.

Pasi i ka raportuar atë që ka ndodhur me ekipin dhe me faktin se puna në bashki ishte pezulluar, Suli ka marrë një përgjigjie të hidhur. Një burim i afërt me të dyja palët i tha në anonimitet Dosja.al se Çela i tha Sulit shkurt: Pa paguar nuk ka drita. Ik ankohu tek Rama po deshe!

I inatosur Suli është larguar, ndërkohë që Dosja.al kontaktoi zyrtarisht me numrin e Bashkisë Kamëz. Zonja që hapi receptorin, konfirmoi mungesën e energjisë elektrike, por nga ana tjetër shtoi se gjatë të mërkurës drita ka patur, ç’ka nënkupton se Suli e zgjidhi problemin. Mënyrën, ende se dimë. Por ndodhi të tilla, brenda administratës shtetërore… na lanë pa fjalë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela bashkia kamez pa drita rakip suli ardian cela bashkia kamez pa drita rakip suli

Sondazh

Poll