Aktualitet

‘Do prehet pranë Enverit’/ Vdes Nexhmije Hoxha, djali i saj Iliri i bën dedikimin: Ia kushtoi jetën atdheut, ne do të nd

26 Shkurt 2020, 15:32 Nga DOSJA
‘Do prehet pranë Enverit’/ Vdes Nexhmije Hoxha, djali i saj

TIRANË– Djali i diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmijes, Iliri ka konfirmuar lajmin se nëna e tij ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në një njoftim, ai ka dhënë të gjitha detajet e varrimit të të vesë së diktatorit Hoxha, duke u shprehur se ajo dhe i ati jetën e tyre ia dedikuan Shqipërisë.

“Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë,”-bën me dije Ilir.

Gjithashtu mësohet se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, pranë eshtrave të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.

REAGIMI I PLOTË:

Njoftim

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha. Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi  lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë. Me respekt Ilir Hoxha. Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt. Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.

Ka ndërruar jetë ditën e sotme e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll