Aktualitet

Shqipëria jo e prekur! Mjekët kërkojnë pajisje profesionale mbrojtëse

26 Shkurt 2020, 16:34 Nga DOSJA
Shqipëria jo e prekur! Mjekët kërkojnë pajisje profesionale

TIRANË -Mjekët dhe personeli mjekësor janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit, i cili pothuajse ka mbërritur në vendi për sa kohë e kemi në Itali, nga ku çdo dite vijnë 4 avione me udhëtarë vetëm në Rinas, pa llogaritur portet dhe së fundmi edhe në Greqi.

Ndërkohë që edhe mjekët në shërbimin infektiv ende mbrohen me maska kirurgjikale, kur duhet të kishin ato profesionale , të cilët perveçse mund të infektohen vetë mund të bëhen dhe burim  për transmetimin e virusit deri sa ai të jetë  konfirmuar në laborator. Por po kështu edhe mjekët e familjes janë të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj koronavirusit në këtë situatë.

Tanimë janë vënë në dizpozicion 1 milion dollarë për të blerë maska, dezinfektues apo veshje të posaçme ,por ato pritet deri sa të blihen dhe të vijë furnizimi . Mjeku infektolog bën thirrje që të nisin të përdoren maska profesionale që ekzistojnë  pasi task-forca ka vendosur që ato të nisin të përdoren vetëm kur të shënohen rastet e para .

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm për situatën e koronavirusit deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast te prekur. Janë testuar 13 persona që vinin nga vendet e prekura dhe kanë rezultuar negativ.

Marrë nga: TopChannel

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket ne shqiperi mjeket ne shqiperi

Sondazh

Poll