Aktualitet

Prishja e marrëveshjes për Teatrin e ri, Veliaj: Do ta ndërtojmë vetë, më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për ske

26 Shkurt 2020, 16:46 Nga DOSJA
Prishja e marrëveshjes për Teatrin e ri, Veliaj: Do ta

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar pasi ditën e sotme u njoftua zyrtarisht tërheqja nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re të Teatrit në bashkëpunim me kompaninë Fusha. Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet më shpejt dhe me gjithë teknologjinë e nevojshme për të plotësuar kërkesat e komunitetit të artistëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj sqaron se artistët që ai i quan jo-militantë kishin më shumë kërkesa teknike dhe kërkonin kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati.

Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike & kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte, qeveria shqiptare &
@ Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri- më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën”, shkruan Veliaj në tëitter.

Bashkia e Tiranës, njoftoi se është tërhequr nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re me partneritet publik privat dhe tashmë ndërtimi do bëhet me buxhetin e bashkisë. Në një njoftim për mediat bashkia bën me dije se TK do të ndërtohet me fonde publike dhe godina e re do plotësojë të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve.   

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj teatri kombetar teatri me kulla erion veliaj teatri kombetar teatri me kulla

Sondazh

Poll