Aktualitet

Vdes në moshën 99-vjeçare Nexhmija, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha

26 Shkurt 2020, 14:50 Nga DOSJA
Vdes në moshën 99-vjeçare Nexhmija, gruaja e ish-diktatorit

TIRANË– Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Lajmi është konfirmuar nga burime në familjen Hoxha. 99-vjeçarja, e cila festoi ditëlindjen në 9 shkurt të këtij viti, ndërroi jetë ditën e sotme në banesën e saj në Laprakë.

Nexhmija lindi në Manastir dhe pas luftës Nacional-Çlirimtare, në janar të vitit 1945 u martua me diktatorin Enver Hoxha. Çifti solli në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë: Ilirin, Sokolin dhe Pranverën. 

Gjatë jetës së ajo është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”, të cilat iu hoqën në kohën e demokracisë nga presidenti i asajkohe Sali Berisha për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Por në fakt bëri vetëm 5 vite brenda qelisë. Kohët e fundit ajo publikoi dhe librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” ku tregonte historinë e saj të jetës dhe ngjarje të shënuara.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare e përshkruantë atë në librin e tij “Gruaja e Djallit” si “më e keqja” e grave të diktatorëve.

Gjatë sundimit të regjimit 1945-1991, u ekzekutuan 5,577 burra dhe 450 gra, më shumë se 26,000 njerëz u burgosën dhe 32,000 u internuan, ndërsa 77,000 u zhdukën në kampet e punës. Por asnjëherë ajo nuk e pranoi “fajin” e nuk kërkoi falje.

Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll