Aktualitet

Po merr mijëra jetë në mbarë botën, alkooli mund të ‘vrasë’ koronavirusin

26 Shkurt 2020, 14:43 Nga DOSJA
Po merr mijëra jetë në mbarë botën, alkooli mund

TIRANË– Mes shumë dezinfektuesish dhe medikamentesh të tjera që njerëzit mund të përdorin për të shmangur Koronavirusin, mediat e huaja shkruajnë së fundmi se alkooli është një ndër produktet kryesore që ju siguron që po e mbani larg Koronavirusin.

Duke qenë se ky lloj virusi vdekjeprurës përhapej shumë lehtë nga njeriu në njeri përmes ajrit, prekjes  së duarve dhe momenteve kur dikush teshtin, përmes alkoolit është shumë e sigurt se ju largoni të gjitha bakteret që ju bëjnë të merrni  koronavirusin.

Kujtojmë që deri më tani në mbarë botën njerëzit po përballen me mungesë maskash, por në fakt një maskë mbron një person tjetër afër teje nëse ti teshtin dhe dëmton më shumë personin që e mban maskën për shummë orë pa marrë ajër të pastër.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, dy raste në Austri dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë koronavirusi koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:59

Për kë ndryshon Tirana?

Për kë ndryshon Tirana? Për ambasadorët buzagazë me sy të qelqtë që janë “në garë” kush të vijë në Tiranë? Për “vip-at nga vende serioze” të cilët veç Ti...