Aktualitet

FOTO/ Shembet dhe një tjetër vilë në ish-Bllok, mbi të do ndërtohet një pallat 12-katësh

26 Shkurt 2020, 14:45 Nga DOSJA
FOTO/ Shembet dhe një tjetër vilë në ish-Bllok, mbi të

TIRANË- Një tjetër vilë e vjetër në zonën e ish- Bllokut në Tiranë do të shembet. Bëhet fjalë për vilën e cila kohët e fundit ishte kthyer në një lokal i quajtur “DaDa”. Sipas informacioneve mësohet se në vendin ku sot është kjo vilë, do ngirhet një kullë. Për këtë shembje të kësaj vile ka ardhur një reagim dhe nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, e cila në një shkruan se mbi të do ndërtohet një kullë 12 -katëshe.

“‘Punët’ e €rionit! Një tjetër vilë karakteristike e qytetit u shemb sot. Në zonën e bllokut, një nga pak vilat e mbetura, do të zëvendësohet me një kompleks pallatesh 12-katëshe. Një nga zonat më të ngarkuara të qytetit, do të vazhdojë të betonizohet. E teksa kjo ndodh, mediat e pushtetit heshtin dhe transmetojnë kasetat e para-përgatitura në zyrat e Bashkisë! #mbroteatrin #mbrotiranen #mbroshqiperine”, shkruan Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Vila është ndër të fundit të mbetura në rrugicat e ngushta të ish-Bllokut, që tashmë janë kthyer në kantiere ndërtimi. Kantier ndërtimi nuk është vetëm në këtë rrugicë. Pak metra me tutje ka nisur ndërtimin Blloku Cube, kompleksi shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha projektuar nga Stefano Boeri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pallati ne bllok vila dada vila ne bllok pallati ne bllok vila dada vila ne bllok

Sondazh

Poll