Bota

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ministri: Erdhi nga Italia

26 Shkurt 2020, 16:18 Nga DOSJA
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në një njoftim për shtyp, vetë ministri i shëndetësisë,Venko Filipçe ka bërë me dije se personi i infektuar është një grua 50-vjeçare, e cila sapo ishte kthyer nga Italia.

Gruaja në fjalë do të qëndrojë e izoluar për 14 ditë. “Është prekur një grua e moshës 50 vjeç. Ajo do të qëndrojë e izoluar për 14 ditë. Kishte ardhur nga Italia,”– u shpreh Filipçe.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...