Bota

Shpërtheu në Whan e bëri kërdinë/ Ulen rastet e reja të koronavirusit në Kinë, viktimat dhe të infektuarit po shtohen n

26 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
Shpërtheu në Whan e bëri kërdinë/ Ulen rastet e reja

KINË– Kina, vendi i shpërthimit të virusit vdekjeprurës që ka marrë mijëra jetë njerëzish, mesa duket tashmë ndodhet në një gjendje më të qetë nga Koronavirusi, pasi numri i vdekjeve dhe të infektuarve ka nisur të ulet në çdo 24 orë. Por, është Europa tashmë ajo që po përballet me rritjen e numrit të viktimave dhe shifrat e larta të të infektuarve, kryesisht në Itali.

Sipas mediave të huaja Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 406 raste me infeksion nga Koronavirusi, krahasuar me 508 që ishte një ditë më parë. Pra në bazë të këtij bilanci, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 78,064.

Ndërkohë nga Komisioni i Shëndetësisë është bërë me dije se numri i viktimave ka arritur në 2715, me një rritje prej 52 personash në 24 orë.

Shifrat e reja të të infektuarve në Kinë kanë rënë në 5. Në këtë mënyrë me këtë ulje kjo është dita e pestë që në Kinë bilanci i rasteve të reja vijon të ulet prej 20 shkurtit.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetit e ka konfirmuar se rastet e reja të Koronavirusit në Kinë kanë nisur të ulen.

</div

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë ulen rastet e koronavirusit ne kine koronavirusi në kinë ulen rastet e koronavirusit ne kine

Sondazh

Poll