Bota

E tmerrshme/ Pamjet kur qeni bulldog sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit (VD)

26 Shkurt 2020, 13:51 Nga DOSJA
E tmerrshme/ Pamjet kur qeni bulldog sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit

BRAZIL -Përmes një videoje të bërë virale në mediat e huaja, shihet një moment i tmerrshëm ku një bulldog i egër ka sulmuar një të mitur vetëm 1 vjeç e gjysëm brenda një ashensori në Brazil.

Në videon e publikuar nga Dailymail shihet momenti kur dadoja po përpiqej që të shpëtonte fëmijën e mitur, ndërkohë që qeni vazhdon ta sulmojë atë.

Ndërsa pronari i qenit të egër e ngre djalin me njërin krah, ndërkohë nga ana tjetër mundohet të largojë qenin e tërbuar.

Fatmirësisht dadoja arrin të largohet nga qeni së bashku me vogëlushin, i cili për pasojë mbeti me  shenja dhe një kafshim në këmbën e tij gjatë sulmit të enjten e kaluar.

Sipas mediave të huaja mësohet që djali 18 muajsh ka mbetur i traumatizuar nga sulmi, ndërsa familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Për këtë shkak pronari i qenit po përballet me akuza të mundshme penale për sulmin.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota qeni bulldog sulmohet djali 18-muajsh qeni bulldog sulmohet djali 18-muajsh

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...