Bota

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, është një grua 38-vjeçare

26 Shkurt 2020, 11:25 Nga DOSJA
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, është

GREQI- Një person në Greqi është konfirmuar sot si i prekur me koronavirus. Mediat në vend bëjnë me dije se e prekur është një grua 38-vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar në Itali ditët e fundit. Sipas drejtuesit të Ekipit të Sëmundjeve Infektive të Specialistit  të Shëndetit, Sotiris Tsiodras, gruaja është në gjendje të mirë në Spitalin AHEPA dhe tashmë është duke marrë trajtim antiviral ndërsa të afërmit e saj janë vendosur në izolim.

Mjeku rekomandoi që qytetarët të qëndronin të qetë dhe theksoi se ishin marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çështjen. Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që ata që vijnë nga vende dhe rajone me raste të rritura të koronavirusit t’i përmbahen rregullave të nevojshme të higjienës personale dhe të informojnë mjekun e tyre dhe Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë numri i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci dhe dy raste në Austri. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frika nga koronavirusi koronavirusi në greqi nje i prekur me koronavirus ne greqi frika nga koronavirusi koronavirusi në greqi nje i prekur me koronavirus ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...