Bota

Bllokohen qindra turistë në një hotel në Spanjë, mjeku italian konfirmohet me koronavirus

26 Shkurt 2020, 12:19 Nga DOSJA
Bllokohen qindra turistë në një hotel në Spanjë, mjeku

SPANJË– Turistët e bllokuar në një hotel me 4 yje në Tenerife të Spanjës, janë stresuar dhe nuk kanë hapësirë tjetër veç ballkonit të dhomës së tyre për të qëndruar,  pasi një mjek italian i cili ishte me pushime në ishull, ka rezultuar me test pozitiv të koronavirusit. Edhe gruaja e tij ditën e djeshme rezultoi e prekur nga koronavirusi.

Autoritetet rajonale të shëndetit katalanas thanë që një grua 36-vjeçare italiane, banuese në Barcelonë, kishte rezultuar pozitive të martën pas një udhëtimi të fundit në veri të Italisë, i cili është vendi më i prekur nga Evropa me më shumë se 320 raste.

Ndërkohë sipas mediave të huaja turistët do të qëndrojnë atje derisa të marrin rezultatet e një testi të dytë të mjekut italian dhe në varësi të këtij rezultati, do të merren masat e duhura shëndetësore, mësohet të jetë shprehur një zëdhënëse e qeverisë spanjolle.

Hoteli ka qindra dhoma, disa restorante dhe pishina dhe ndodhet 50 metra larg plazhit. Rreth 1.000 njerëz ishin brenda.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, dy në Austri dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: sbs.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bllokohet hoteli ne spanje koronavirusi ne spanje mjeku italian me koronavirus bllokohet hoteli ne spanje koronavirusi ne spanje mjeku italian me koronavirus

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...