Zbardhet vrasja e dyfishtë në Mirditë/ U lirua para një viti nga burgu, kush është ish-dhëndrri që ekzekutoi vëlla e mo
25 Shkurt 2020, 20:32Nga DOSJA
MIRDITË– Dosja.al ka zbardhur vrasjen e dyfishtë që tronditi Mirditën mbrëmjen e sotme, ku mbetën të vdekur vëlla e motër, Esmeralda dhe Vladison Filopati. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se autori i krimit të dyfishtë është Fatmir Koleci, ish-bashkëshorti i viktimës, Valmira Filopatit.
Koleci kishte vetëm një vit që ishte liruar nga burgu. Ai ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, me të cilën më pas është divorcuar. Por mbrëmjen e sotme, Fatmir Koleci ka marrë armën dhe ka shkuar në banesën e Fran Filopatit, në lagjen Zall në Kodër Rëshen dhe ekzekutoi motër e vëlla. Pas krimit, Fatmir Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që mësohet se forcat RENEA kanë rrethuar të gjithë zonën.
Edison Filopati kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.
Motër e vëlla, Vladison dhe Esmeralda Filopati janë vrarë me armë zjarringa ish-dhëndrri i familjes në oborrin e shtëpisë së tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, ndërsa Policia bën me dije se autori i ngjarjes është Fatmir Koleci.
Ky i fundit ka qëlluar mbi dy të rinjtë dhe më pas është larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes. Pas identifikimit të tij, menjëherë ka nisur krehja e zonës për ta ndaluar autorin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MIRDITË– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dyfshitë e motrës dhe vëllait, mbrëmjen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije ...
TIRANË– Moderatorja Roza Lati i është përgjigjur bashkëshortes së reperit Stresi, Kejsi Lushajt, e cila reagoi ashpër pas skeçit të bërë në emisioni...
MIRDITË- Dosja.al ka zbuluar identitetin e të vrarëve në Mirditë. Mësohet se vëlla e motër janë Vladison dhe Esmeralda Filopati, të dy fëmijë të Fran Filop...
TIRANË- Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë këtu në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte d...
MIRDITË– Vladison dhe Esmeralda Filopati, motër e vëlla kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tyre. Rreth orës 20.40, ish-bashkës...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatin e testimeve të kryera tek 134 personat e dyshuar se ishin infektuar me koronavirus. Nga testimet r...
TIRANË–45-vjeçari i identifikuar si Vjetar Alushi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë. Alushi, banues në Skrapar,...
Personat që shihni në këto foto janë pjesëtarë të fisit Docaj dhe të afërm apo lidhje miqësore të tyre, te dyshuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Jan ...
ITALI– Kohë të vështira dhe dëshpëruara kanë edhe hapësira për abuzime. Në rrugët e Italisë është përhapur një metodë e re mashtrimit që së fundmi ka të p...