U kthye të merrte 3 fëmijët nga duart e bashkëshortit dhunues, ai i pret flokët që të mos e braktiste, i riu nga Tirana p
25 Shkurt 2020, 20:11Nga DOSJA
TIRANË- Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë këtu në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe kështu mos ta braktiste.
Kjo është Elida, e cila e dërgoi për herë të dytë bashkëshortin në qeli, së fundmi jo vetëm për shenjat në fytyrë por edhe për kokën e qethur zero. Prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve se bashkëshorti dhunues , ka kundërshtuar largimin e bashkëshortes nga shtëpia dhe kur ajo u kthye për të marrë edhe tre fëmijët ai ka marrë gërshërët dhe makinën e rrojës duke ia prerë flokët.
Por edhe pse i akuzuari këmbëngul se kjo është një sajesë e vajzës nga Mati, që sipas tij i ka qethur vetë flokët që të dërgojë burrin në burg, prokurori i thotë gjykatës së i akuzuari ka ushtruar dhunë. Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës. Një adoleshenteje në Tiranë iu qethën flokët që ajo mos të dilte pa leje nga shtëpia.
Gjyqtari paraprak Ardian Kalia urdhëroi dërgimin si të pandehur të kryefamiljarit i moshës 63 vjeç, i cili sipas akt akuzës , nuk pranonte dot largimet e vajzës dhe për këtë shkak në mesnatë e ka zgjuar nga gjumi dhe i ka qethur flokët.
MIRDITË– Vladison dhe Esmeralda Filopati, motër e vëlla kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tyre. Rreth orës 20.40, ish-bashkës...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatin e testimeve të kryera tek 134 personat e dyshuar se ishin infektuar me koronavirus. Nga testimet r...
TIRANË–45-vjeçari i identifikuar si Vjetar Alushi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë. Alushi, banues në Skrapar,...
Personat që shihni në këto foto janë pjesëtarë të fisit Docaj dhe të afërm apo lidhje miqësore të tyre, te dyshuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Jan ...
ITALI– Kohë të vështira dhe dëshpëruara kanë edhe hapësira për abuzime. Në rrugët e Italisë është përhapur një metodë e re mashtrimit që së fundmi ka të p...
TIRANË-Banesat që do të ndërtohen për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti përjashtohen të gjitha nga tatimi mbi vlerën e shtuar.Qeveria ka zyrtariz...
TIRANË– Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti...
LEZHË– Banorët e lagjes “Skenderbeg” në Lezhë kanë protestuar të martën për shkak të erës së rëndë që shkaktohet nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me or...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca kanë alokuar një fond prej 1 milionë dollarësh, i cili do të përdoret shkojë pë...