Aktualitet

Krim i dyfishtë në Mirditë, s’e lënë të shohë vajzat, ish-bashkëshorti vret nënën e 3 fëmijëve dhe vëllanë e saj

25 Shkurt 2020, 19:43 Nga DOSJA
Krim i dyfishtë në Mirditë, s’e lënë të

MIRDITË– Vladison dhe Esmeralda Filopati, motër e vëlla kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tyre. Rreth orës 20.40, ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci, ka marrë armën dhe ka shkuar në banesën e familjes Filopati. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se autori i krimit shkoi në shtëpinë e Fran Filopatit, babait të dy viktimave, për të parë tre vajzat e tij, që jetonin me nënën e tyre, Esmeraldën pas divorcit.

Koleci ka marrë edhe armën me vete, duke qenë se shumë herë kishte hasur rezistencë në familjen e ish-gruas. Edhe mbrëmjen e sotme, 47-vjeçari që vetëm një vit më parë ishte liruar nga burgu, ka hasur në rezistencën e kunatit të tij, Vladison Filopatit, pasi ka kërkuar që të shohë tre vajzat e tij. Pasi Esmeralda ka dëgjuar debat mes ish-bashkëshortit dhe të vëllait, ka dalë në oborr, për t’u futur mes tyre.

Në sherr e sipër, Fatmir Koleci ka nxjerrë armë dhe i ka vrarë motër e vëlla duke i lënë të pajetë në oborrin e shtëpisë. Skena makabër është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur FNSH-të e Shkodrës dhe forcat RENEA, të cilat po bëjnë krehjen e zonës për të kapur autorin e krimit të dyfishtë.

Fatmir Koleci dhe Esmeralda ishin prindër të tre fëmijëve. Ata ishin divorcuar për shkak të dhunës që 47-vjeçari ushtronte mbi të shoqen dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Pas ndarjes, Esmeralda ishte strehuar në banesën e familjes së saj, ku e ksihte marrë në mbrojtje i ati Fran Filopati dhe i vëllai, Vladisoni. Mesa duket, as në këtë banesë, Esmeralda nuk gjeti qetësi, teksa ish-bashkëshorti i mori jetën asaj dhe të vëllait me armë zjarri. Vladison Filopati kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmeralda filopati fatmir koleci mirdite rreshen vladison filopati vriten moter e vella ne mirdite esmeralda filopati fatmir koleci mirdite rreshen vladison filopati vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll